Italia dhe Greqia mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne BE

Ashtu sic ishte paralajmëruar , vizita zyrtare e dy ministrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, Franko Fratini dhe Stavros Lambrinidis ka nisur me takimin e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me ministrin Edmond Haxhinasto.
Dy ministrat të cilët shoqërohen nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi kanë deklaruar se “pas situatës së re politike të krijuar në vend presin rezultate konkrete.
Ata kanë kërkuar angazhimin konkret të të gjitha forcave politike për të përmbushur reformat që do të bëjnë të mundur integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu dy ministrat kanë deklaruar më tej se Italia dhe Greqia mbështesin integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën e integrimit ndërsa ka shtuar se vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.