E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti grek dhunon koleget në televizion (video)

http://www.youtube.com/watch?v=J4N5XeQwpWw

Ndoshta një pjesë e grekëve mund të jenë penduar për votën e hedhur një muaj më parë në favor të partisë fashiste Agimi i Artë, ku kanë parë një prej deputetëve të saj të dhunonte një grua gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë.

Deputeti i partisë fashiste greke “Agimi i Artë”, Kasidiari, ishte i ftuar në një emision televiziv të mëngjesit, përballë disa deputetëve të partive të tjera, të cilët po debatonin për gjendjen politike në Greqi.

Në një moment, deputetja e SYRIZA-s, Doru, tha se në Parlament po futen njerëz që janë të dënuar për vepra të rënda penale, duke nënkuptuar këtu vetë Kasidiarin, i cili është paraqitur dje në gjykatë për veprën penale të grabitjes, vepër e ndodhur në vitin 2007.

Dhe reagimi i deputetit Kasidiari ka qenë i menjëhershëm, duke vërtetuar kështu atë që sapo kishte thënë kolegia e tij. A është ngritur në këmbë dhe e ka qëlluar gruan me një gotë ujë që kishte përpara.

Ndërkohë, ka ndërhyrë edhe prezantuesi i emisionit dhe deputetja e partisë komuniste Greke Liana Kaneli, e cila është bërë gjithashtu pre e dhunës së ushtruar nga i zgjedhuri me votë.

Ai filloi ta qëllojë Kanelin 2-3 herë, derisa kanë ndërhyrë prezantuesi dhe teknikët. Më pas, në studio ka shkuar policia. Sipas të dhënave, një urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Athinës për arrestimin e menjëhershëm të deputetit të partisë fashite greke. / Newsit.gr / Përgatiti: G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›