Arrestohet, shfrytëzoi të miturat në Itali

Pranga / foto arkiv
Një i kërkuar ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Elbasanit, për llogari të drejtësisë italiane.
Alush (Ivan) Fadili, 51 vjeç, rezultonte prej kohësh në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Torino, Itali, e kishte dënuar me 14 vjet burg për emigracion të paligjshëm, krime kundër fëmijëve, shfrytëzim të të miturve për prostitucion dhe përdhunim.
Pritet që ndaj 51-vjeçarit Fadili të nisin procedurat e ekstradimit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia e këtij vendi. / Bardha Nergjoni