Serbët djegin flamurin shqiptar në Zvicër (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=B85wlgOb-Uk
Ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ai i Kosovës Naim Malaj në Zvicër kanë reaguar pas djegies se flamurit shqiptar në miqësoren Spanjë Serbi, të luajtur në stadiumin e Saint Gallenit, dhe pas thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serbë që thonin vazhdimisht vdekje shqiptarëve.
Në komunikatën e përbashkët për shtyp, dy ambasadorët kanë theksuar se këto ngjarje kanë tronditur shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.
Këto akte dhune dhe racizmi që nxisin urrejtjen dhe tensionet etnike bien në kundërshtia me vlerat demokratike, thuhet mes tjerash në komunikatën e përbashkët të dy ambasadave shqiptare, duke theksuar se futbolli është një sport i bukur që duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë.
Në fund, dy ambasadorët, Elezi dhe Malaj i kanë kërkuar autoriteteve zvicerane dhe FIFA-s të marrin masat e duhura për të ndëshkuar aktorët e këtyre akteve të turpshme. /Zëri/