E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD: Nano president si zgjidhje e detyruar

Share

Ardian Turku thotë se vetëm Berisha ka kthjelltësinë për të gjykuar për ndryshimet në qeveri

Deputeti demokrat, Ardian Turku, thotë se e sheh Nanon si president si zgjidhje të detyruar në rast se palët radikalizojnë qëndrimet. Me gjithë respektin ndaj tij si politikan liberal (por jo i pa kritikueshëm në disa drejtime), nuk mendoj se ka sens që maxhoranca të futet në proces pa kandidaturë të vetën. E për të respektuar postulatin që në politikë nuk thuhet kurrë jo, Nanon do ta shihja si një zgjidhje të detyruar, në rast se do të ekstremizohej qëndrimi i dy kampeve kryesore politike deri në pikën e dëmtimit të interesave kombëtare, tha Turku për Panorama.

I pyetur për ndryshimet në qeveri, Turku tha se vetëm Berisha ka kthejlltësinë për të gjykuar për këtë çështje. Në karrierën time kam qenë titullar në shumë institucione apo administrata. Askush më shumë se titullari nuk e di se si po funksionojnë pjesët e një makinerie të tërë. Nga jashtë asnjëherë nuk mund të jesh objektiv. Vetëm Kryeministri mund të gjykojë kthjellët për detyrat e vëna dhe ecurinë e kabinetit. Mund të them vetëm se në kushte shumë të disfavorshme të krizës që na rrethon dhe mjedisit politik të brendshëm aspak miqësor, performanca e qeverisë ka qenë absolutisht e admirueshme, tha Turku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›