E Diel, 1 Nëntor 2026

Një detaj nga biografia komuniste e legjendës antikomuniste Fahri Balliu

Share

Një intervistë e gjatë që Gazeta Shqiptare ka bërë në disa numra me Guro Zenelin (sekretar personal i Ramis Alisë në kohën kur ky i fundit kish gjërat nën komandë) është e mbushur me dëshmira të lehta e kureshtare, që nuk e justifikojnë intervistën. Por aty ka një detaj (kureshtar dhe ky), që ka të bëjë me një legjendë antikomuniste të këtyre kohëve, Fahri Balliun, atëmot gazetar i Zërit të Popullit, më saktë korrespondent i kësaj gazete për Elbasanin e Pogradecin. Zeneli flet për një letër anonime, që i mbërrin Ramis Alisë nga Pogradeci, në të cilën thuhej se Fahriu merrej me dërgim pakosh për të korruptuar njerëz të rëndësishëm të shtetit; në atë letër nuk hezitohej të përshkruheshin edhe sasitë dhe llojet e asortimenteve ushqimorë me të cilat gazetari Balliu korruptonte medemek vip-at e Tiranës; përgatiste peshqeshe me raki moskat, peshk, verë Pogradeci, arra… etj.

Letrat anonime kanë qenë një praktikë e shëmtuar gjatë regjimit komunist. Madje, dhe mobilizimi i nomenklaturës prej tyre ishte një praktikë po kaq e shëmtuar. Dhe historia me Fahriun vijon Alia cakton Guro Zenelin që të shkonte në Pogradec për të verifikuar se sa qëndronin pretendime të tilla anonime. Dhe Zeneli, me të vënë këmbë në Pogradec, sheh Fahron tonë. Sishte vetëm. Ish me sekretarin e parë të partisë së punës për Pogradecin. Po hante e pinte në aneksin e VIP-ave në Hotel Turizëm.

Këtu ndërpritet investigimi. Miqësia që kish me sekretarin e parë ishte provë, se Balliu ishte OK, dhe se pretendimet e letrave anonime nuk qëndronin.

Morali i fabulës? Fahriu mbeti në çdo kohë pas bythës së sekretarëve të parë (në foto është me ‘sekretaren e parë’, Doris Pack).

 

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/2/nje-detaj-nga-biografia-komuniste-e-legjendes-antikomuniste-fahri-balliu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›