E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagjiatura e Doktoraturës, Schmit jep dorëheqjen

HUNGARI- Presidenti hungarez Pal Schmit dha dorëheqjen pas verifikimit të plagjiaturës në doktoraturën e tij.

Schmitt tha se ndjehet “i detyruar” për dorëheqjen në bazë të kushtetutës së vendit, e cila synon unifikimin e Hungarisë. Të premten, ai kishte refuzuar dorëheqjen dhe kishte përjashtuar lidhjen mes aferës së doktoraturës dhe postit të tij.

Më parë Schmittit i ishte hequr titulli i doktorit të shkencave për shkak të akuzave të provuara për plagjiaturë. Këtë vendim ka marrë të enjten e kaluar Senati i Universitetit Semmelweis për shkencat mjekësore (SOTE). “Disertacioni i Schmitit i vitit 1992, nuk i përgjigjet kritereve të një pune të bërë në bazë të metodave shkencore”, deklaroi para gazetarëve rektori i SOTE-s, Tivadar Tulassay.

Ndërkohë mediat të Hënën njoftuar për dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Budapestit. Tivadar Tulassay ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen, duke e argumentuar këtë me humbjen e besimit tek personi i tij. Tulassay pohoi se informon të Hënën për këtë vendim edhe Ministrinë përkatëse.

33 anëtarë të organizmit votuan për heqjen e titullit, vetëm katër për të kundërtën. Schmitt ndodhej të enjten në mbrëmje në kthim nga një udhëtim në Korenë e Jugut dhe nuk mund të jepte mendimin e tij për këtë vendim. Dorëheqja e tij mendohet të jetë çështje e mbaruar. (Deutsche Welle)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›