Kryeministri Berisha deklaron rritjen e pagave dhe pensioneve
Rritja e pagave dhe pensioneve do të vijojë të jetë prioritet i qeverisë “Berisha”. Ky ishte qëndrimi bërë publik nga vetë kreu i ekzkeutivit, Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Sipas kryeministrit Berisha edhe pse në kohë krize, qeveria do të synojë rritjene rrogave dhe pensioneve, si dhe do të vazhzhdojë projektin për ta shndërruar Shqipërinë një vend të zhvilluar.
“Ne nisim një vi të ri me një rëndësi shumë të madhe në projektin tonë të zhvillimit të Shqipërisë, të shndërrimit të saj në vend të zhvilluar, me një vendosmëri të madhe për të avancuar reformat dhe me besimin se performanca e qeverisë do jetë ndër më të mirat në histori. Do të mundësojmë të gjitha projektet e premtuara prej nesh, të cilat qytetarët i presin me padurim. Këtë vit i qendrojmë rritjes së rrogave dhe pensioneve si domosdoshmëri për të zvogëluar varfërinë”, vuri në dukje, Berisha, gjatë fjalës së tij.
Por përveç prioriteteve të qeverisë në fushën ekonomike, kryeministri Berisha u përqendrua dhe në zhvillimet politike. Duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit, kreu i ekzkeutivit risolli në kujtesën e shqiptarëve rëndësinë që mbart në vetëvete kjo datë.
“Kemi përvjetorin e Kongresit të Lushnjes që u vlerësua si rithemelimi i Pavarësisë së Shqipërisë. Ky është 21 janari për shëqiptarët , asgjë nuk mund ta zëvendësojë këtë ditë, e ngjarje të madhe, si një ngjarje e cila synoi të përmbyste një qeveri, u përpoq të instalonet një juntë, të një grushti njerëzish që donin mandatet e dyta”, deklaroi berisha, lidhur me një çështje të dytë.
Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhje të parë për këtë sesion parlamentar, kryeministri Berisha bëri me dije lidhur me nismën e ligjvënësve demokratë.
“Grupi Parlamentar i PD-së ka parqitur një kërkesë për shkakimin e nënkryetarit të KLD-së, kjo parti është direkte e kryetarit të KLD-së (Topit), i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit i ka lejuar vetes që insitucionet që i janë besuar në pëputhje me Kushtëtutën të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, duke dhunuar rëndë këto insitucione”, vlerësoi kryetari i mazhorancës qeverisëse.
Madje, në këtë kontekst, Berisha u ndal dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, duke sqaruar në detaje qëndrimin e shumicës parlamentare mbi një proces të tillë.
“Ai do të jetë një proces kryekëput kushtetues, sigurisht kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha njerëzore për t’i dhënë vendit një personalitet President me integritet të larët të përmbushë detyrimet e tij, por më duhet t’iu garantoj se do të jetë Kushtetuta e vendit ajo që do të zbatohet pikë për pikë. Respekti im për mendimin ndryshe është shumë i madh edhe kru vjen nga ambasadorë dhe nuk ka njeri këtu që të jetë më i ndjeshëm dhe fleksibël ndaj përfaqësuesve të vendeve mike, por çdo gjë ka një hierarki dhe respekti për Kushtetutën është absolut. Do ta zbatojmë atë në mënyrën më besnike”, vuri në dukje kryeministri Berisha.