E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PDU, Idrizi: Pse votuam kundër varrezave greke

Tiranë, 26 mars, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet deklaroi dje në Kuvend votën e saj kundër marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për varrezat e ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e ditës së flamurit në qytetet shqiptare, ndërruan monedhën, administratën e qyteteve të pushtuara, tha në fjalën e tij deputeti Idrizi lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më tej se PDU i kërkon qeverisë shqiptare që të mos heshtë më për çështjen çame dhe për të drejtat e çamëve ortodoksë.

Ne sot kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare që ti imponojë Greqisë, si një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian pranim publik të fajit ndaj çamëve, restaurimin e të drejtës së pronësisë, dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme etj, thuhet në deklaratën e PDU-së lidhur me një fakt të tillë.

Partia për Drejtësi dhe Unitet është e bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam, - përfundon deklarata e PDU-së.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›