E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e Omonia-s: Nuk ndahemi nga PBDNJ

Deklarata Organizata reagon ndaj themelimit të “MEGA”-s

Organizata e grekëve të Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me zhvillimet e reja politike në gjirin e minoritetit. Nga Saranda, krerët e organizatës kanë lëshuar një deklaratë me anë të së cilës sqarojnë se përpjekjet e anëtarëve të minoritetit për të krijuar një formacion të ri politik nuk kanë asnjë lidhje me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “Omonia”. “Omonia”, ngul këmbë se sikundër shpërndarja e sjelljes elektorale të pjesëtarëve të komunitetit etnik grek në subjektet e mëdha politike, për më tepër përçarje të brendshme nuk i shërbejnë kauzës së përmirësimit të statusit të këtij komuniteti në realitetin shqiptar.

Në deklaratë theksohet se akte të një natyre të tillë, të çorientimit politik të komunitetit etnik grek janë denoncuar nga ana e “Omonia”-s edhe gjatë muajve të mëparshëm. “është e qartë se kemi të bëjmë me një këmbëngulje të verbër të segmenteve të caktuara të aparatit shtetëror dhe partisë në pushtet për të dobësuar pozitat e “Omonia”-s dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në deklaratë.

Në fund të deklaratës bëhet e qartë se për “Omonia”-n, sikundër deri më sot mbetet i një rëndësie esenciale politike bashkëveprimi politik, organizativ dhe elektoral me Bashkimin për të Drejtat e Njeriut.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›