E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqishtja, mungesë librash dhe klasa kolektive

Sarandë Mësuesit e minoritetit i ankohen ministrit Tafaj

Ende disa lëndë në shkollat e greqishtes në Sarandë bëhen me përkthim dhe përshtatje simulante të temave nga mësuesit në orën e mësimit. Kjo vjen nga që ende disa tekste mësimore nuk kanë shkuar në duar të nxënësve. Këtë shqetësim serioz që nuk po merr rrugëzgjidhje prej shumë vitesh, drejtori i shkollës së bashkuar të çukës, Dhimitrër Kore, e bëri prezent edhe në takimin e ministrit Tafaj me drejtues shkollash në Sarandë. Kërkesa për një kujdes më të madh për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën greke, është formuluar pa tone alarmi, siç do ta shprehnin atë nxënësit, ata që e vuajnë mungesën e disa librave, pasi ende nuk kanë mbërritur këtë vit në duar të tyre. Kore i ka sugjeruar ministrit edhe mundësinë e përqendrimit të nxënësve, në kushtet kur numri i nxënësve në klasa të veçanta ka rënë dhe, me përjashtim të shkollës “Adem Shemi” në Sarandë, në një varg shkollash ka qenë i domosdoshëm krijimi i klasave kolektive.

Duke u dhënë përgjigje shqetësimeve të prezantuara nga drejtori i shkollës së çukës, Dhimitër Kore, ministri Tafaj u shpreh se është detyrë e shtetit të garantojë tekstet, ndërsa qëndrimi i tij për përqendrimin e shkollave e ka parë të lidhur ngushtë me kryerjen e investimeve për modernizimin e shpejtë të tyre, për mobilimin, ngrohjen dhe krijimin e kushteve komode. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Tafaj ka folur për një vëmendje më të veçantë për arsimin e minoriteteve, që reflekton drejtpërdrejt edhe në pyetësorin e BE dhe që rezulton se Shqipëria ka plotësuar disa standarde europiane në këtë drejtim.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›