E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PDU-së ndihmë familjes në nevojë

14/06/2010 Dashamir Tahiri

Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Dashamir Tahiri, ka dhuruar një shtëpi të re dhe rrogën e vitit të tij të parë si deputet për një familje të varfër në Ceprat të rrethit të Vlorës. Ligjvënësi mësohet se ka nisur të lobojë pranë Qeverisë për të nisur shtrimin e rrugës së këtij fshati, i cili ndodhet rreth 20 minuta larg qytetit të Vlorës. Tahiri ka kërkuar që institucionet shtetërore dhe biznesmenët të ndihmojë njerëzit në nevojë. “Ftoj të gjithë biznesmenët dhe çdo njeri që ka mundësi t’i gjendemi pranë çdo njeriu në nevojë dhe gjithashtu u kërkoj të gjitha autoriteteve përkatëse të nxitojnë me marrjen e masave për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria, sepse janë shumë familje sot që nuk presim dot më asnjë ditë tjetër”, deklaroi ai. Në ceremoninë e zhvilluar i pranishëm ka qenë dhe kryetari i komunës, i cili ka falënderuar deputetin Tahiri për ndihmën, duke thënë se pushteti lokal nuk i ka pasur mundësitë për t’i ndihmuar. Deputeti i PDU-së, i cili shoqërohej dhe nga përfaqësues të tjerë të forcës politike që mbron politikisht interesat e popullsisë çame, ka evidentuar si shumë të rëndësishme ndihmën ndaj shtresave në nevojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›