Vrau në 2000, tritol ne televizorin e shtëpisë, 2 të vdekur Sauk
14/06/2010 Policia: Tritoli është vendosur kur familja Xhebrahimi ishte në një dasmë
TIRANE- Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi në një banesë në Sauk të Tiranës. Viktimat janë kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, 65 vjeç dhe i afërmi i tij, Luan Brahja, 36 vjeç. Të plagosur kanë mbetur i biri i viktimës, Altini, gruaja Fatbardha dhe vajza, Shpresa. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 09:40 minuta të mëngjesit, kur Luan Brahja, që sipas burimeve ishte me detyrë shofer pranë një ambasade në Tiranë, po montonte një televizor në banesën ku ndodhi shpërthimi. Dyshimet e para ishin për një plasje bombole gazi apo defekt në rrjetin elektrik, por nga hetimi i mëtejshëm, si dhe duke parë fuqinë e madhe të shpërthimit është ngritur një dyshim i fortë se brenda televizorit ka qenë e instaluar një sasi e konsiderueshme tritoli. Për këtë të fundit janë forcuar akoma dhe më tepër dyshimet, kur nga këqyrja e vendngjarjes dhe hapja e arkivave policore, u vu re se njëri prej viktimave kishte ekzekutuar një djalë të ri në vitin 2000. Rreth 1 orë pas shpërthimit, kur në skenë ka dalë motivi i vendosjes së eksplozivit, pranë banesës kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të policisë së Tiranës, si Tonin Vocaj e të tjerë oficerë. Burime sqaruan se kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, i mbetur viktimë në këtë ngjarje, kishte qëlluar në vitin 2000 për vdekje një të ri dhe për këtë krim kishte kryer disa vite burg. Por nën hetim është edhe ndonjë konflikt i mundshëm i kohëve të fundit, e për këtë po pyeten të afërm të viktimës. Ekspertët dyshojnë se lënda plasëse mund të jetë vendosur në katin e dytë të banesës, nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga strukturat e hetimit. Burimet thanë se hasmit e familjes Xhebrahimi kanë shfrytëzuar ditën e shtunë, kur të gjithë anëtarët e familjes nuk ishin në shtëpi. Mësohet se ata kanë qenë të ftuar te disa të afërmit e tyre, të cilët martonin djalin. Mirëpo siç duket, në dijeni të këtyre lëvizjeve janë vënë hasmit e familjes ku shpërtheu tritoli, të cilët në rrethana ende misterioze kanë mundur të vendosin eksplozivin në katin e dytë të shtëpisë, duke e instaluar atë brenda televizorit. Policia tha se ka shumë mundësi që lënda shpërthyese duhet të jetë lidhur me rrjetin elektrik dhe për pasojë, sapo televizori është rregulluar dhe vendosur në prizë, rryma ka aktivizuar shpërthimin e fuqishëm. Aktualisht policia thotë se nuk ka ende të arrestuar, por vetëm të shoqëruar apo persona që mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes. Pas dhënieve të deklarimeve të shoqëruarit janë lënë sërish të lirë nga uniformat blu. Ndërkohë që vazhdohet për mbledhjen e informacioneve të tjera me qëllim zbardhjen e këtij atentati të dyfishtë brenda ambienteve të familjes.
Personat e vdekur e të plagosur
Eksplozivi i vendosur në televizor ka shpërthyer në momentin që tekniku po e vinte atë në funksion. Luan Brahja, që ishte edhe teknik televizorësh dhe i afërm i familjes Xhebrahimi, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, dhe bashkë me të edhe kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, i cili ishte shumë afër vatrës së shpërthimit. Të plagosur rëndë mbetën anëtaret e tjerë të kësaj familjeje, Fatbardha Xhebrahimi, 65 vjeç, si edhe dy fëmijët, Shpresa e Altini, të cilët në trupa kanë copa xhami dhe druri.