Berisha quan vullnetare te Enverit mbrojtesit e Piramides
Kryeministri Sali Berisha dje ne pjesen joformale te mbledhjes se qeverise ka ironizuar edhe mbeshtetesit e peticionit per mosprishjen e Piramides ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ne fund te mbledhje se qeverise Berisha i eshte drejtuar gazetareve te pranishem ne sallen e mbledhjeve duke u thene se se mos regjistroheni edhe ju tek vullnetaret e Enverit. Pas nje momenti stepjeje te gazetareve nga kjo deklarate kreu i qeverise eshte detyruar te shpjegoje se me vullnetaret e Enverit nenkuptonte te gjithe ata qe ofroheshin per mbrojtjen e Piramides. Sipas Berishes tashme kishte rreth 20 vjet qe diktatura kishte ikur dhe askush nuk kishte me arsye per ta permendur. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Berisha u perqendrua kryesisht tek prodhimet bujqesore te vendit tone duke u ndalur gjate ne rendesine qe ato kane per zhvillimin ekonomik te vendit. Nga ana tjeter ashtu sic ka ndodhur edhe vitet e tjera pritet qe edhe kete vit qeveria te vijoje te marre vendime edhe gjate muajit gusht ndonese Parlamenti prej pak ditesh ka nisur pushimet e tij. Me heret Berisha e ka shpjeguar kete vazhdimesi te mbledhjeve te Keshillit te Ministrave me nevojen per mos humbur kohe per marrjen e disa vendimeve dhe mos shtyrjen e tyre ne muajt pasardhes.