E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia feston 100-vjetorin tonë me 5 mijë euro

Kuvendi maqedonas ka miratuar me 55 vota pro, 28 abstenime dhe një kundër, lejimin e festimeve të 100-vjetorit të flamurit kombëtar shqiptar, në vendin me rreth 30 për qind të banorëve shqiptarë. Ky eveniment, pas shumë debatesh e kontradiktash që zgjatën tri ditë, u vendos të shënohet në mënyrë institucionale në Maqedoni. Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore, i cili do të merret me organizmin e këtyre ceremonive ka buxhetin qesharak prej vetëm 5 mijë eurosh për të organizuar një akademi solemne për këtë festë. Drejtori i ITKSH-së, Shefqet Zekolli, e ka cilësuar qesharak këtë buxhet, i cili realisht nuk mbulon as 10 për qind të kostos së aktiviteteve. Miratimi i festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po ndodh në një kohë kur marrëdhëniet mes etnisë shqiptare dhe asaj maqedonase në vendin fqinj janë tejet të acaruara. Gjatë javëve të fundit, tri shqiptarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet e vazhdueshme në autobusë e paqe dhe debate me maqedonasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›