E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, një deputet arrestohet si organizator i krimit

Policia e Bukureshtit ka arrestuar dje një deputet rumun, i cili  është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Fletarresti i tij u konfirmua nga Gjykata e Lartë. Deputeti Mihail Boldeas u burgos në Galati, qyteti që ai përfaqësonte si ligjvënës në Parlament që në vitin 2008. Boldea kishte mbërritur në Rumani të martën, pas një udhëtimi dhjetëditësh në Afrikë, duke deklaruar se donte të mbrohej nga akuzat kundër tij. Prokurori i ngarkuar me këtë çështje ka deklaruar se deputeti akuzohet se ka formuar një grup kriminal dhe abuziv të organizuar dhe kjo akuzë hyn në ato të rënda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›