E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja Dade fton shqiptarët në protesta

Qëndrimi

Opozita socialiste ka vijuar edhe dje ritualin e thirrjes publike për protesta të përditshme kundër qeverisë aktuale. Keqqeverisja e Sali Berishës, e sjellë në vëmendje si argument që zë fill nga cilësia e jetës së gjithsecilit po renditet si arsye e parë e interesit të Partisë Socialiste në organizimin e protestave. “Ka sot me mijëra shqiptarë të vënë nën presione të skajshme që heshtin për problemet e tyre. Në çdo fshat e qytet, përfaqësuesit e pushtetit po kërcënojnë shqiptarët me vendin e punës e me ndihmën sociale, po kërcënojnë bizneset që të mos i bashkohen protestës së opozitës”, deklaroi dje deputetja socialiste, Arta Dade. Koncepti propagandistik, por edhe akuzues i “Pushtetit të Familjes” është rikthyer në fjalorin e opozitës socialiste që së fundmi po përcakton një marrëdhënie refuzuese me pushtetin. Dade ka nënvizuar se qeverisja e tanishme është ndër të tjera një përpjekje e vjetër e “Berishës President”, çka duhet parë si prirja e shumicës për të instaluar një regjim në Shqipëri. “Berisha Kryeministër u përpoq të realizonte ëndrrën e vjetër të Saliut President, për ta kthyer Shqipërinë në vendin, ku ai dhe familja e tij sundojnë e pasurohen”, tha Dade duke ripërsëritur thirrjen për protesta.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›