Nje qytet perkujton tragjedine e anijes se hapesires Kolumbia

Anija e hapesires Atlantis eshte planifikuar te ulet ne toke te enjten ne Qendres Kenedi te Florides duke shenuar fundin e fluturimeve te NASA-s me anije te tilla fluturime qe zgjaten tri dekada. Per disa vjet Shtetet e Bashkuara nuk do te kene me anije qe te mund ti cojne astronautet ne hapesire. Kjo ngjarje do ti beje shume banore te Teksasit Lindor te kujtojne anijen tjeter te hapesires Kolumbia e cila shpertheu ne atmosfere mbi kokat e tyre rreth 8 vjet me pare.
Nakogdoces eshte nje qytet i qete. Ndertesat me tulla te kuqe ne te dy anet e rrugeve jane plot dyqane e kafene.
Por me 1 shkurt 2003 banoreve iu duk sikur qielli iu shemb mbi koke. Ata nuk do ti harrojne kurre castet kur anija e hapesires Kolumbia shpertheu kur po hynte ne atmosferen e Tokes.
Une as qe e dija se kishte nje anije ne orbite rreth tokes prandaj nuk po e kuptoja se cishin ato sende qe fluturonin mbi shtepine tone. Pastaj e mora vesh nga radioja.
Shtepia u trondit si nga nje uragan.
Degjuam nje zhurme te forte dhe u ngritem menjehere nga krevati. Ne kulloten perpara shtepise pame te binte nje send i madh.
Me vone u zbulua se gjate nisjes anija ishte goditur nga dicka qe i demtoi koracen izoluese e cila sherbente per ta mbrojtur anijen nga nxehtesia gjate kthimit ne atmosferen e Tokes.
Nje pjese e madhe e anijes Kolumbia ra mu ne qender te qytetit Nacogdoches.
Historiani Arci Mekdonald thote se tragjedia e Kolumbias la gjurme te pashlyeshme te njerezit e ketij qyteti.
Pavaresisht nese je qytet i vogel ose i madh askujt nuk i pelqen te shohe dicka te tille. Sepse ne nje menyre ata shtate njerez na perfaqesonin te gjithe ne pra ne te gjithe merrnim pjese ne eksplorimin e hapesires.
Nje nga zyrtaret qe u mor me ate qe ndodhi ne Nakogdoces ishte reshteri i policise Gregeri Souell.
Secila nga keto pika blu perfaqeson nje cope nga mbeturinat e anijes. Me telefonuan nga dispeceria dhe me thane Kemi nje problem. Kemi gjetur pjese avioni. Atehere une hapa televizorin pashe qe kishin humbur komunikimin me anijen dhe e kuptova perse ishte fjala.
Souell thote se mijera zyrtare federale dhe shteterore si dhe teknike te NASA-s erdhen ne Nacogdoches dhe ne komunitetet tjera perreth per te gjetur mbeturinat.
Behej fjale per nje zone mjaft te madhe sa shteti Rhode Island qe u kontrollua pellembe per pellembe nga toka deti dhe ajri.
Kur kerkimi mbaroi jeta u normalizua perseri por njerezit vazhdojne te shprehin mjaft kritika per programin amerikan te hapesires tani qe misioneve Shuttle po u vjen fundi.
Ne dy raste ekuipazhet kane humbur jeten te gjithe. Une nuk mendoj se ja vlen qefte edhe sikur nje njeri te humbe jeten.
Ne mund ta kishim bere kete me ane te kamerave kjo do te ishte shume mire se sa dergimi i njerezve.
Ne bejme gjithcka dhe shpenzojme shume para per ti mbrojtur por ata e dine se kur jane ne anije ata rrezikojne jeten per vendin.
Pse duhet te heqim dore nga dicka per te cilen kemi shpenzuar kaq shume Sapo ndodh dicka ne heqim dore menjehere.
Megjithate te gjithe deshirojne nje gje qe misioni i fundit Shuttle te perfundoje pa probleme.
Meqenese ne jetojme aq prane vendit ku rane mbeturinat e Kolumbias te gjithe kane nje fare shqetesimi ne mendje.
Prandaj shume njerez ketu do te presin me padurim uljen e anijes Atlantis fluturimi i fundit i programit Shuttle.