Der gefhrlichster Terrorist der Welt ist tot - Osama Bin Laden im Portrait
Sipas tyre sic raporton
Kushdo e njihte ate por gati askush nuk e ka takuar ndonjehere Terroristi me i rrezikshem ne bote sic e quanin amerikanet le pas nje pamje stereotipe callma fytyra e holle e erret dhe syte e bute mjekra e rralle. I njohur ishte edhe zeri i tij prej mesazhesh te panumerta pamore dhe zanore ne te cilat i paraqiste politikanet perendimore si hipokrite
Osama Bin Laden kishte nje perfytyrim te ngurte dhe ishte kokeshkrete ne lidhje me te miren dhe te gabuaren te drejten dhe te padrejten perfytyrim qe nuk mund te tronditej prej asgjeje. Ai kishte parate dhe fuqine bindese per te bere per vete dhe per te fituar per kete perfytyrim mijera vete.
Djali i nje prej sipermarresve me te pasur te ndertimit ne Arabine Saudite u be qe 15 vjec njeri nga drejtuesit e perandorise familjare te biznesit. Paralelisht ai studioi inxhinieri ndertimi. Ne vitin 1982 Bin Laden shkoi me porosi te sherbimit te fshehte saudit ne Afganistanin e pushtuar prej sovjetikeve per te ndertuar rruge furnizimi sisteme tunelesh dhe fortifikime per levizjen e rezistences se muxhahedineve. Ai financoi ndertimin e disa kampeve stervitore per luftetare vullnetare nga bota myslimane. Kur u kthye ne Arabine Saudite ne fillim te viteve nentedhjete denoi publikisht pranine e trupave amerikane ne vendin e tij i quajti ato dhunim per vendet e shenjta dhe kerkoi ngritjen e nje teokracie. Ne fund ai u perzu nga vendi dhe humbi shtetesine megjithate pjesen ne sipermarrjen e ndertimit te te atit e mori me vete. Fillimisht u vendos ne Sudan por kur SHBA-ja arriti debimin e tij u kthye ne Afganistan. Atje themeloi bashke me mjekun egjiptian Aiman al-Zawahiri rrjetin Al Kaida - shqip baza. Al Kaida planifikoi sulme ne Jemen Somali dhe ne Arabine Saudite dhe ne fund ne SHBA.
Ne nje video te publikuar me vone Bin Laden kerkonte mbeshtetje per nje prej sulmeve terroriste me te renda ne histori shkaterrimin e Qendres Boterore te Tregtise ne Nju-Jork dhe sulmin ndaj Pantagonit me 11 shtator 2001. Sipas te dhenave zyrtare ne te vdiqen rreth 3.000 vete.
Ky sulm terrorist ishte ne te njejten kohe sinjali per start i luftes nderkombetare kunder terrorizmit tre muaj me vone aleanca ushtarake nen drejtimin e SHBA-se dhe me mandat te OKB-se rrezoi regjimin e talibaneve ne Afganistan. Osama Bin Laden u ndoq por nuk u kap. Here pas here shefi i terrorit paraqitej me ane te videos ose audiove lexonte mesazhet e tij gjithnje te njejta per te ashtuquajturen lufte te shenjte kunder te pafeve ose lavderonte atentatoret islamiste te cilet kryenin ne emer te tij sulme ne Londer Madrid apo Irak.
Rob i bindjes se tij fetare fanatike Osama Bin Laden nuk zgjodhi luksin ne Arabine Saudite u perpoq te jetonte ne shkreteriren e Afganistanit aq me besnikeri sipas kuranit sa ce kuptonte ai dhe iu perkushtua luftes kunder te gjithe atyre qe nuk kishin keto pikepamje.
Esther Saoub/Elert Ajazaj