I biri i Gaddafit vritet ne sulmet e NATO - NATO nuk mund te konfirmoje lajmin

Muamar al-Gadafi dhe e shoqja mezi ia arriten ti shpetonin vdekjes ndersa ne shtepine e bombarduar prej avioneve ushtarake te NATO-s gjeten vdekjen djali i tij i vogel Saif al-Arab si edhe tre nipa te Gadafit. Zedhenesi i qeverise Mousa Ibrahim u shpreh Sulmi pati si pasoje martirizimin e vellait tone Saif al-Arab al-Gaddafi 29 vjec. Pervec tij vdiqen edhe tre nipa te udheheqesit.
Saif al-Arab al-Gaddafi eshte djali i vogel i Gaddafit. Sipas zedhenesit te qeverise Mousa Ibrahim vete Gaddafi dhe e shoqja jane ne gjendje te mire dhe nuk jane plagosur. NATO konfirmoi ne Bruksel se aleanca kishte ndermarre sulme ajrore kunder nje ndertese qeveritare por nuk dha ndonje te dhene per viktima. Komandanti i NATO-s Charles Bouchard tha se objektivat ushtarake te aleances jane te natyres ushtarake dhe synojne te pengojne sulmet sistematike te regjimit ndaj popullates. Zedhenesi i qeverise Mousa Ibrahim tha se sulmi i drejtperdrejte ndaj Gadafit eshte shkelje e se drejtes nderkombetare.Kjo ishte nje perpjekje e drejtperdrejte per te vrare udheheqesin tone. Kjo nuk lejoihet as nga e drejta nderkombetare dhe as nga ndonje kod moral.
Televizioni shteteror libian transmetoi pamje demonstruesish ne Tripoli qe kerkojne hakmarrje per djalin e vrare te Gaddafit.
Kurse ne Bengasi kryengritesit hodhen fishekzjare dhe e festuan kete lajm me te shtena ne ajer.Ky eshte nje gezim i madh por edhe i madh do te jete ai per vdekjen e Gaddafit. - tha nje nga rebelet.
Rusia i kritikoi sulmet ajrore te NATO-s. Ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme ne Moske thuhet se ka dyshime ndaj deklarates se aleances sipas se ciles objektivi i NATO-s nuk eshte shkaterrimi fizik i Gaddafit dhe i anetareve te familjes se tij. Vdekja e anetareve te familjes se Gaddafit eshte ne kundershtim me rezoluten e Keshillit te Sigurimit e cila lejon vetem sulme ne mbrojtje te popullsise civile.
Zedhensja e NATO-s Carmen Romero ritheksoi edhe nje here per TV Al Xhazira se NATO po ploteson me precizion dhe kujdes mandatin e saj per te ndaluar dhe mbrojtur sulmet ndaj civileve ndryshe nga forcat e Gaddafit qe po shkaktojne kaq shume vuajtje.
Pas lajmeve per vrasjen e djalit te Gaddafit njoftohet se ne Tripoli jane sulmuar prej demonstruesve qe kane ushtruar akte vandalizimi disa ambasada te huaja si ambasada britanike ajo italiane apo zyrat e OKB-se. Per shkak te trazirave ne Tripoli OKB-ja njoftoi evakuuimin e stafit te saj nderkombetar nga kryeqyteti i Libise kurse ministri i Jashtem i Britanise se Madhe ka vendosur shpalljen e ambasadorit te Libise ne kete vend si person te padeshirueshem dhe debimin e tij nga Britania e Madhe.
Linda Staude/ Dr. Pandeli Pani