Derbi degjeneron ne konfrontime fizike mes lojtareve
Derbi i djeshem Dinamo-Tirana, degjeneroi me konfrontime fizike mes lojtareve ne fund te ndeshjes. Tensioni gjate lojes arriti kulmin ne minuten e fundit, kur dy lojtaret me te mire ne secilen kamp, Muka i Tiranes dhe Bakaj i Dinamos, replikuan mes tyre dhe me tej, mesfushori i bluve pas konfrontimeve fizike eshte rrezuar ne toke. Lojtaret dhe drejtuesit e ekipeve u perfshine ne kete sherr, por situata u acarua me futjen edhe te disa tifozeve, qe zbriten ne fushe. Me nderhyrjen e policise, situata eshte qetesuar disi por kur lojtaret po i drejtoheshin dhomave te zhveshjes, serish situata doli jashte kontrollit pas kontakteve fizike. Sakaq, pas disa minutave, loja nisi serish por peseri me probleme.