E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fiton, derbi shenon incidente

Aranit Muraci
Dinamo fiton derbin e kryeqytetit me Tiranen, ne nje ndeshje qe do te mbahet mend gjate, jo vetem prej rivalitetit qe njihet por edhe tensionin e larte gjate lojes. Blute thyen rivalen kryeqytetase me rezultatin 2-1, por fale superioritetin numerik qe kishin ne fushe. Tirana zhvilloi nje nga ndeshjet e saj me te mira te ketij sezoni dhe meritonte me shume, pavaresisht se ishte pothuajse gjate gjithe lojes me nje lojtar me pak, krijoi me shume raste dhe luajti me mire. Tirana dominoi pjesen e pare te ndeshjes. Bardheblute ishin me te organizuar dhe e nisen ndeshjen te motivuar per te fituar ndaj Dinamos. Trajneri Alban Tafaj, kishte rreshtuar ne sulm kapitenin Devi Muka dhe ish-lojtarin e Dinamos, Sabino Plaku, qe debutoi ne kete ndeshje. Nga ana tjeter trajneri dinamovit Shkelqim Muca, i besoi te njejtes skuader qe mbylli edhe pjesen e pare te edicionit te fundit. Tirana nisi te dominonte lojen, por nje kundersulm i Dinamos do te sillte ndryshimin e pare. Tirana pas tete minutave loje, mbeti me 10 lojtare ne fushe. Sulmuesi Sefa doli i lire por nje nderhyrje e parregullt e mbrojtesit te ri, Ditmar Bicaj, u vleresua rende nga trajneri Pashaj qe e nxori me karton te kuq. Pas superioritetit numerik, Dinamo pritej qe te dominonte lojen. Ndodhi e kunderta. Tirana luajti sikur ishte me nje lojtar me shume gjate gjithe pjeses se pare, duke ndertuar aksionet model dhe krijuar me shume raste, aq sa vuri ne veshtiresi disa here portierin Kotorri. Kampionet ne fuqi, u shperblyen ne fund te 45 minuteshit te pare te ndeshjes, pas presionit qe ushtruan ndaj Dinamos me nje gol qe e realizoi Gjergji Muzaka. Tirana fitoi nje 11-metersh, te cilin e ktheu ne gol Muzaka. Pas pesimit te golit, pjesa e dyte nis me me shume perpjekje nga ana e Dinamos. Trajneri i bluve te kryeqytetit, Shkelqim Muca nuk mund te pajtohej lehte me kete rezultat, ndaj kerkoi qe ekipi te dilte ne sulm. Rastet nuk mungojne dhe ne mesin e pjeses se dyte shenohet nje tjeter episod, qe do te vendoste jo pak mbi rezultatin e ndeshjes. Pas nje zbritje te shpejte me protagonist Bakajn, portieri i Tiranes, Blendi Nallbani, ne afersi te zones nderhyn dhe gjyqtari e cileson te parregullt rastin, duke nxjerre kartonin e kuq. Tirana mbeti me 9 lojtare. Trajneri Alban Tafaj ben disa nderrime te detyruara duke nxjerre nga loja autorin e golit, Muzaken dhe ne vend te tij aktivizoi portierin e dyte. Pas krosimit te topit ne zone, argjentinasi Malarkane realizoi golin e barazimit. Dinamo kerkon golin e fitores dhe e arrin ne minuten e fundit te kohes se rregullt. Elis Bakaj pas nje pasimi te sakte ne zone dergon topin ne rrjete. Por pas golit, mesfushori i Dinamos do te perballej me Devi Muken, duke krijuar edhe nje incident. Kapiteni i Tiranes godet mesfushorin dinamovit dhe gjyqtari i nxjerr me kartone te kuq nga fusha. Ne mbyllje te takimit, tensioni u rrit dhe Tirana ishte shume prane barazimit, duke humbur dy raste ku shpetimtar ishte portieri Kotorri.

Kategoria Superiore
Java e 18-te
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Gramozi-Apolonia 1-0
Skenderbeu - Kastrioti 0-1
Laci-Teuta 0-0
Flamurtari-Besa 1-0
Tirana- Dinamo 1-2

Klasifikimi
Dinamo 45
Besa (-1) 30
Tirana 29
Teuta 26
Apolonia 25
Shkumbini 24
Laci 22
Kastrioti 22
Vllaznia 19
Flamurtari 18
Gramozi 18
Skend. (-1) 15

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›