E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci: Nuk doja te fyeja askend

Veprimi i Matarecit pas ndeshjes derbi ka pershkruar sajtet e internetit dhe eshte perhapur me shpejtesi ne te gjithe boten. Nderkohe, Disiplina pritet te ndeshkoje lojtarin zikalter, pas vendimeve qe do te marre, ne perfundim te javes se fundit te Seria A. Ne ndeshjen derbi, Materaci kishte vene nje maske, qe imitonte presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni, njekohesisht kryeminister i Italise. "Gjithcka lidhet me momente dhe emocionet e nje ndeshje derbi dhe nuk ka asgje politike ne gjestin tim, aq me pak nuk kam dashur qe te fyej askend", - shpjegon Materaci. Por gjesti i lojtarit te Interit eshte shenuar ne raportin e vezhguesit te ndeshjes dhe ka kaluar ne gjykaten sportive, qe merr vendimet pas cdo jave kampionati. - "Dua te shpjegoj se ishte nje menyre festimi, sic ndodh ne ndeshje derbi, por nuk kam pasur per qellim, sic mund te jete komentuar, qe te fyej ndonje njeri tjeter", - u shpreh Materaci, pas derbit te fundit te Milanos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›