Shumaker: Tifozet ndikuan per rikthimin
Pas gjysme shekulli, Mercedezi eshte kthyer perseri ne identitet. Mercedes GP eshte paraqitur ne sallat e makinave te Formula 1, gjate nje shfaqje qe eshte mbajtur ne muzeun e Shtutgartit. Pritet qe te zbulohet zyrtarisht makina e re e Mercedezit ne Valencia, ne nje ceremoni qe do te zhvillohet me 1 shkurt. Skuderia do te udhehiqet serish nga Ros Braun, i cili kthehet per te punuar me Majkell Shumaker, me te cilin fitoi shtate tituj, te Beneton dhe Ferrari. Nuk fshihet entuziazmi i tij per ndertimin e ekipit te ri. "Per mua kjo do te thote shume gjera: pritet nje e ardhme e mrekullueshme per ekipin tone, qe nje vit me pare nuk ka pasur sukses. Kemi krijuar nje partneritet emocionues per te gjithe ne," - tha Braun i cili me pas foli per mundesine tjeter per te punuar me Shumakerin. - "Eshte gje e madhe te punosh me Majkell Shumaker. Kemi rikrijuar perseri dicka shume te vecante, qe e dija se do te ndodhte perseri." Por gjeja me e rendesishme ne fund eshte qe te kthehemi ne gare, per nje ikone te vertete, si Mercedezi, me tipare te njejta qe kishte para 55 vjetesh. Une kam pasur shume privilegje ne karrieren time, duke u perfshire ne gjera te posacme, por eshte shume emocionuese rasti i fundit," - perfundoi Ros Braun. Karakteri kryesor i ekipit te Mercedes, ne "Grand Prix" lidhet pa dyshim me emrin e Majkell Shumakerit. Shtate here kampioni i botes ka zbuluar se pas largimit ne vitin 2006, vendosi qe te rikthehej serish ne Formula 1, per shkak te kerkeses se tifozeve te shumte. "Ne e pame se cfare ndodhi gjate veres se kaluar," - tha Majkell Shumaker, duke iu referuar momentit kur u fol se do te garonte per disa gara, ne vend te Filipe Mases, me makinen Ferrari. "Isha shume i befasuar me reagimin e tyre kur vendosa te bashkohesha me skuderine e re, - shpjegon me tej piloti gjerman. - eshte nje ndjenje e mire. Une dua te beje nje kompliment per te gjithe tifozet qe shohin garat". Ne fund Shumaker flet per kolegun e tij, Niko Rosberg. "Sigurisht per mua eshte shume, e vecante, nje enderr e vertete. Jam i lumtur qe do te punoj me njerez, si Norbert Haug, Ros Braun dhe Nik Frai. Do te kalojme nje sezon te madh", - premton Shumakeri.