E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Interit

Inter ka fituar derbin e 276-të kundër rivalit të qytetit Milan, në kryendeshjen e xhiros së 18-të në Serie A. Nerazzurrët mposhtën Rossonerët me rezultat minimal 1-0 falë golit nga sulmuesi argjentinas, Diego Milito.

Në një ndeshje relativisht të baraspeshuar, Inter arriti të shfrytëzoi një rast të rrallë ku Milito nuk gaboi përball portierit Christian Abbiati duke e mposhtur atë në minutën e 54-të. Milan, u mundua deri në fund të barazoj rezultatin dhe pati disa raste të mira, por nuk arriti ta bëjë këtë.

Derbi i takoi Interit dhe festa është e zikaltërve. Me këtë fitore, Inter është ngjitur në kuotën e 32 pikëve në pozitën e pestë, gjashtë më pak se lideri Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›