E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalou mbetet në Chelsea

Sulmuesi Salomon Kalou nuk dëshiron të largohet nga Chelsea. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë i ka deklaruar tabloidit Sunday Mirror se nuk planifikon të braktis gjigantin londinez, pavarësisht konkurrencës së fortë për një vend në formacionin bazë.

“Pas rikthimit nga Kupa e Afrikës do të vazhdoj të luaj për Chelsean” tha Kalou.

Chelsea spekulohej se dëshiron ta vë në shitje Kaloun, i cili ka qenë rezervist për shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni. Por, duket se skenari ka ndryshuar dhe futbollisti planifikon të luftoj për një vend në ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›