Juventus hap fals ne javen e 18-te te Serise A
Juventus ka bërë një hap fals në javën e 18-të të Serisë A, duke barazuar 1-1 në fushën e tij ndaj Kaljarit. Në një takim që mendohej i lehtë për t’u fituar, skuadra vendase kaloi e para në epërsi që në minutën e 7-të me anë të sulmuesit malazez, Mirko Vuçiniç.
Ndërsa minutat kalonin, Juventus e uli ritmin e lojës dhe në nisje të pjesës së dytë, Kaljari barazoi me një gol shumë të bukur shënuar nga Kosu. Në kërkim të fitores, trajneri juventin, Konte, hodhi në fushë edhe kapitenin Del Piero, i cili pati një rast për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri mik.
Udineze pësoi humbje në fushën e Xhenoas, me rezultatin 3-2, ndonëse kaloi e para në avantazh me anë të Ferronetit që në minutën e 14-të. Por, në pjesën e dytë skuadra vendase shënoi 3 gola njëri pas tjetrit duke përmbysur rezultatin. Edhe pse Udineze shkurtoi shifrat çerek ore para fundit të takimit, nuk e shmangu dot humbjen.
Lacio luajti pak më herët dhe fitoi 2-0 ndaj Atalantës në Romë. Fillimisht shënoi Hernanes me penallti në minutën e 20-të, ndërsa Klose vulosi rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes me një gol shumë të bukur.
Në Çezenë, Erion Bogdani nuk ishte në fushën e lojës, por skuadra vendase arriti që të fitonte lehtë 3-1 ndaj Novarës. Epërsia e fituesve ishte e plotë duke i shënuar 3 golat që në pjesën e parë. Portieri shqiptar, Ujkani, që luan me maskë në fytyrë për shkak të dëmtimit, nuk pati faj në asnjërin prej golave.