Tagani Skuadra e futbollit te Tiranes sdo njohe krize

Skuadra e futbollit e Tiranës nuk do të njohë krizë, ndërsa bashkia kryeqytetase premton se do të investojë fort në infrastrukturë dhe në organizimin e ekipeve zinxhir. Ky është mesazhi që dha sot administratori i klubit, Salih Tagani
Pas shumë hamendjesh, shqetësimesh dhe kërcënimesh për largim lojtarësh, vjen jo vetëm një konfirmim për largim krize, por edhe një konfirmim për një vazhdimësi edhe më të sigurt.
Administratori i klubit të futbollit, Tirana, Salih Tagani, është shprehur i sigurt se kriza nuk do të trokasë dot në dyert e bardhebluve dhe se pushteti vendor është i vendosur për ta menaxhuar siç duhet skuadrën, por edhe krejt klubin e futbollit.
Tagani shpjegoi më tej se çfarë është buxheti bashkiak për futbollin për vitin 2012 dhe se cilat do të jenë prioritetet e pushtetit vendor.
Futbolli shqiptar duket se ka hyrë në një fazë kritike, por vendimtare të jetës së tij, ndërsa kornizat e dikurshme nuk po bëjnë më punë. Kryebashkiaku Basha ka shpresën dhe dëshiron që Tirana të jetë jo vetëm një model i suksesshëm, por edhe një shembull për klubet e tjerë të futbollit në Shqipëri.