E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jadson në Sao Paulo

Sao Paulo ka kompletuar transferimin e mesfushorit Jadson nga Shakhtar Donetsk në kontratë trevjeçare.

28 vjeçari është rikthyer në vendlindjen e tij pas konfirmimit të dëshirës për tu larguar nga klubi ukrainas.

“Ishim bisedime të lodhshme. Pavarësisht interesimit nga shumë klube evropiane, ne arritëm të fitojmë garën për transferimin e Jadsonit” shpjegoi drejtori sportiv i Sao Paulos, Adalberto Baptista.

Jadson ka arritur sukses të madh në Shakhtar pas ardhjes së tij më 2005 nga Atletico Paranaense duke fituar pesë tituj në ligë, një Kupë UEFA, dy Kupa të Ukrainës dhe dy Superkupa të Ukrainës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›