Hulk, objektiv i Barcelonës
_21361.jpg)
Barcelona është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Portos, Hulk. Lajmin e ka bërë të ditur të dielën e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport sipas së cilës ylli brazilian është shndërruar në objektiv të gjigantit katalan.
Hulk, më parë kërkohej edhe nga Chelsea por tani duket se ka rënë edhe në sy të Barcelonës.
Sulmuesi i fuqishëm ka kontratë me Porton deri më 2016 dhe në të ka të përfshirë dëmshpërblimin në shumë marramendëse prej 100 milionë eurosh.