Derbi i Manchesterit do ta vendos titullin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini mendon se titulli në Premierligë do të vendoset kur skuadra e tij takohet me Manchester Unitedin, tri ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Skuadra e Mancinit humbi pozitën e parë nga United, pasi u mposht nga Swansea dhe tani ka një pikë më pak se rivali i qytetit. Por, City pret Unitedin në Etihad Stadium më 30 prill dhe Mancini beson se kjo ndeshje do të jetë vendimtare.
“Mendoj se ky kampionat do të vendoset tri ndeshje para fundit” deklaroi Mancini për BBC Sport. Kur City humbi 1-0 nga Swansea të dielën, United i tejkaloi ata pas fitores 2-0 ndaj West Bromwich Albion.
Por, Mancini nuk është shprehur i brengosur që humbi pozitën e parë tani, 10 ndeshje para fundit dhe beson se City ende mund të fitojë titullin e parë pas 44 vitesh.