E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Penaltia nuk ishte vendimtare

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se penaltia e dyshimtë nuk ishte vendimtare në triumfin e skuadrës së tij kundër Racing Santanderit.

Një ndërhyrje të Domingo Cismas ndaj Cesc Fabregas, arbitri e ndëshkoi me penalti, mirëpo lojtarët e Racingut u ankuan se nuk kishte qenë ndërhyrje e gabuar.

Ndërkaq, Guardiola ka reaguar për ta minimizuar rëndësinë e golit të dytë të Lionel Messit në fitoren e Barcelonës.

“Nuk mendoj se penaltia ishte vendimtare. Ne e kontrolluam gjithë ndeshjen”, u ka thënë Pep gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›