E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez mirëpret Parisin

Sulmuesi i Liverpoolit Luis Suarez ka mirëpritur mundësinë e transferimit te lideri nga Ligue 1, Paris St Germain. Ylli uruguaian spekulohet me kalim te skuadra nga kryeqytetin francez ku luan edhe kapiteni i ekipit të tij Kombëtar, Diego Lugano.

I pyetur nëse do t’i pëlqente të luajë në PSG, Suarez tha për Canal+: “Po, mund të shkoj në Paris, sikurse në cilindo klub tjetër të madh. Do të më pëlqente të luaj së bashku me Luganon”.

Suarez, 25 vjeç, u transferua në Liverpool në janar të vitit 2011 nga Ajax Amsterdami dhe është një prej futbollistëve kryesor të ekipit nga Anfield Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›