E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i qytetit do ta vendosë titullin

Sir Alex Ferguson beson se fati i garës për titull në Premierligë do të vendoset nga rezultati i udhëtimit të Manchester Unitedit te lideri aktual Manchester City në Eastlands, më 30 prill.

Menaxheri i Unitedit, Ferguson është i bindur se skuadra e tij bëri një hap të madh drejt mbrojtjes së kurorës së kampionit me fitoren 3-1 në Tottenham të dielën. Me këto tri pikë, Djajtë e Kuq mbajtën hapin me Cityn dhe mbeten dy pikë prapa rivalit të qytetit.

“Jemi takuar me të gjitha skuadrat e mëdha nga janari e deri më tani, përfshirë Cityn dhe Liverpoolin në FA Cup. Futbollistët meritojnë lëvdata”, tha Ferguson për mediet angleze.

“Ata kanë luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve”, shtoi ai. United takohet me Cityn në fund të prillit dhe Ferguson mendon: “Kjo mund të jetë përballja vendimtare për titull. Është vështirë të thuhet sepse mund të ndodhin gjëra të papritura. Ju mund të humbni pikë. Por, mendoj se kjo do të jetë ndeshje që mund të përcaktojë gjërat”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›