E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja, i lumtur të mbetet

Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka bërë të ditur se është i lumtur në klub dhe synon të qëndrojë edhe për së paku një sezon tjetër, pas fitores 2-1 ndaj rivalit Roma të dielën.

Reja kishte dhënë dorëheqje më 22 shkurt pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit. Por, ai ndërroi mendjen dhe vazhdoi drejtimin e skuadrës.

“Çka ka ndryshuar prej kur kam dhënë dorëheqje e deri më tani? Kam sqaruar pozitën time me presidentin dhe kemi vendosur të qëndroj deri në fund të sezonit, ndoshta edhe më tepër”, deklaroi ai për Mediaset Premium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›