Real Madrid-Barcelona, finale ideale

Klubi katalan është me një këmbë në çerekfinale pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusenit, kurse ai madrilen ka barazuar 1-1 me CSKA Moskën dhe e pret javën e ardhshme në Santiago Bernabeu.
Barcelona dhe Reali janë takuar në gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kur katalanët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3-1.
“Kush do të jetë në finale? Ka skuadra të shteteve të ndryshme. Nuk e di se kush do të shkojë deri në fund, por një ndeshje mes Realit dhe Barcelonës mund të jetë finale ideale”, tha Platini për Canal+.
Platini po ashtu komentoi garën për titull në La Liga dhe pranoi se epërsia e Realit prej dhjetë pikëve i jep komoditet ndaj Barcelonës. “Dhjetë pikë janë shumë, por deri në fund nuk mund të përjashtoni asgjë”, përfundoi ai.