E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi italian pa fitues

Milan ka bërë një lojë të mirë në Napoli, dhe edhe pse ishte në disavantazh prej 2-0, arriti që të barazoi rezultatin në 2-2.

Kreatori i këtij barazimi ishte sulmuesi në formë El Shaaraway.

Napoli erdhi shumë herët në epërsi, që në minutën e 4-të, ku Inler bëri një goditje të fortë drejt portës së Abiattit për rezultat 1-0.

Milan pas golit të pranuar filloj të sulmoi portën kundërshtare por pa sukses.

Napoli gjeti edhe njëherë golin në minutën e 30 me anë të Insigne.

Ajo çfarë bëri Milan në pjesën e parë ishte një gol i bukur i El Shaaraway në minutën e 43 të takimit.

Me këtë gol skuadrat shkuan në pushim, ndërkaq në pjesën e dytë Milan disa herë ishte pranë golit por fati ishte në anën e napolitanëve.

Sulmet e njëpasnjëshme të Milan bën që goli të vije në minutën e 82 dhe përsëri ishte El Shaaraway që shënoi pas një depërtimi në zonën e 16 metërshit.

Në këtë takim titullar është paraqitur Blerim Xhemajli i cili disa herë ka hequr topa nga mesfusha ndërkaq nuk është angazhuar në lojë Behrami.

Në fund rezultati Milan 2 Napoli 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›