E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca 170 milione euro nga sponsori

Barcelona ka bërë të ditur se do të vendosë logon e “Qatar Airëays” në fanellat e saj, duke shfaqur për të parën herë në histori një reklamë të mirëfilltë në fanellën e saj. Klubi katalan është dorëzuar përballë shifrës prej 170 milionë eurosh, ndërsa vendimi është marrë vitin e kaluar nga Asambleja.

“Qatar Airëays” do të shfaqet në fanellën e Barcelonës prej sezonit 2013-2014. Kompania ajrore do të zëvendësojë “Qatar Foundation”, që aktualisht shfaqet në pjesën e përparme të fanellës “blaugrana”, ndërsa fondi i femijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF ndodhet në pjesën e pasme.

Në vitin 2010, Barcelona firmosi kontratën më të pasur të sponsorizimit në histori, me kohëzgjatje pesë vjet e gjysmë. Vendimi për të shfaqur sponsorë në fanellë shkaktoi protesta mes tifozëve të Barcelonës, që për 107 vjet i kishte rezistuar presionit të marketingut.

Në marrëveshjen e fimosur me “Qatar Sports Investments”, ku fillimisht në fanella u shfaq “Qatar Foundation”, ekzistonte një klauzolë për të ndryshuar sponsorin pas dy sezoneve të parë.

Shifra prej 170 milionë eurosh do të përfitohet në harkun e pesë vjetëve. Lajmi për ndryshimin e sponsorit dhe kalimin në një reklamë të mirëfilltë në fanellë u konfirmua edhe nga klubi katalan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›