Arsenal fiton derbin e Londrës Veriore

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Spurs të cilët pas 10 minutave lojë kaluan në avantazh me golin e Adebayor dhe do ta rrisnin këtë epërsi vetëm nëse do të ishin angazhuar pak më shumë.
Por, pas minutës 15-të Arsenal fillon të ngjallet, ndërkaq gjërat u bën më të lehta për ekipin londinez ku Adebayor përjashtohet nga ndeshja me karton të kuq në minutën e 18 të takimit.
Tottenham u bllokua në mbrojtje për të mbrojtur rezultatin për një kros i mirë nga Walcott nga krahu i djathtë dhe një goditje e fuqishme e Per Mertesacker me kokë bëri që Arsenal ta barazoi rezultatin në minutën e 24.
Pas kësaj Arsenal shtoi presionin por të goli i epërsisë erdhi në minutën e 42-të, ku sulmuesi Lukas Podolski bëri një goditje mashtruese dhe topi përfundoj në rrjetë për rezultat 2-1.
Arsenal shtoi epërsinë edhe më shumë në minutat shtesë të pjesës së parë dhe pas një depërtimi individual të Cazorlas ai bëri një asistim për sulmuesin Giround dhe epërsia u rrit për 3-1, minuta e 46.
Pjesa e dytë nisi me një këndellje me të madhe për Spurs të cilët synuan disa herë të rrezikojnë portën e Arsenalit, por Arsenal shpejt u këndell.
Një depërtim i mirë i Lucas Podolskit dhe një krosim zhagas për Cazorlan bëri që ai të rrit epërsinë në 4-1, minuta e 60-të.
Pas goli të Cazorlas Arsenali pati posedimin e topit por Bale në minutën 70 ngushtoi epërsinë për 4-2 pas një goditje befasuese të tij me këmbën e djathtë një këmbë që nuk është një cilësi e tij pasi që Bale godet me të majtën.
Minutat e tjerë ishin të mërzitshëm me dominim të madh në posedim të topit të Arsenalit.
Krejt në fund për të thelluar humbjen e Spurs Arsenal shënoi me anë të Walcott minuta e 90 e takimi.
Në fund rezultati përfundimtar Arsenal 5 Tottenham Hotspur 2.