Kelmendi kampione europe per U-23

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Europës në xhudo për U-23. Xhudoka e famshme kosovare dhe një prej sportisteve më të mira shqiptare, triumfoi në aktivitetin e organizuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, duke konfirmuar se është një prej më të mirave në këtë disiplinë.
Kelmendit i mjaftuan vetëm 51 sekonda që të fitonte titullin europian përballë rivales nga Hungaria, Barbara Maros. 21-vjeçarja shqiptare ishte xhudoka me më shumë eksperiencë në kategorinë e saj dhe për këtë arsye, triumfi I saj nuk erdhi si surprizë.
Sportistja, e cila konkurroi në Olimpiadën “Londër 2012” me flamurin shqiptar ka fituar edhe shumë medalje të tjera në nivele të larta ndërkombëtare, ku mes tyre është shpallur dy herë kampione e Europës për U-20, ndërsa dy vjet më parë fitoi titullin botëror për të reja.
Kelmendi shkëlqeu në Pragë, duke i fituar të katërt duelet e saj. Ndërkohë, lavdi kishte edhe për xhudokën tjetër kosovare, Distria Krasniqi. 16-vjeçarja nga Peja fitoi medaljen e bronzit, pasi kundërshtarja e saj, Alexandra Florian u tërhoq nga dueli për shkak dëmtimi.
Kelmendi dhe Krasniqi u përfaqësuan në Europianin U-20 të xhudos në flamurin e IJF-së, Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ndërsa gjatë momentit që të dyja xhudokat kosovare qëndronin në podium u luajt himni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.