Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s
Përfaqësuesja shqiptare fiton një vend në renditjen e FIFA-s për muajin gusht. Kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe ngjiten në vendin e 94-t, pavarësisht se vazhdojnë të jenë në kuotën e 347 pikëve, ashtu si në korrik 2009, sepse gjatë kësaj periudhe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. Kombëtarja jonë ndodhet një shkallë më poshtë se Tanzania (358 pikë) dhe përpara Malit të Zi (339 pikë). Renditja e Shqipërisë pritet të përmirësohet në shtator, pas miqësores së 12 gushtit në "Qemal Stafa" me Qipron. Gjithsesi, përfaqësuesja nga ishulli i Afërditës gëzon pozita më të mirë se Kombëtarja jonë: ajo renditet e 73-ta në botë, me 445 pikë. Në anën tjetër, kuqezinjtë vazhdojnë të mbajnë vendin e 41-të në klasifikimin europian, nga 53 federata që janë anëtare të UEFA-s.
Në krye të klasifikimit të FIFA-s edhe për këtë muaj ndodhet Brazili (1624 pikë). Të besuarit e Dungës ndiqen nga Spanja (1590 pikë) dhe Holanda (1379 pikë). Pas tyre renditen Gjermania, Italia, Rusia, Anglia, Argjentina, Franca dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen më të mirë.