Dërgesat e emigrantëve, 30 milionë më pak deri në qershorNga TemaDërgesat e parave nga emigrantët në Shqipëri gjatë këtij viti kanë pësuar një rënie të qartë, por megjithatë jo në kufijtë shqetësues ku pritej. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipëris
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dërgesat e emigrantëve, 30 milionë më pak deri në qershorNga TemaDërgesat e parave nga emigrantët në Shqipëri gjatë këtij viti kanë pësuar një rënie të qartë, por megjithatë jo në kufijtë shqetësues ku pritej. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se dërgesat e emigrantëve kanë rënë me rreth 6,1% ose më rreth 30 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kjo rënie me rreth 30 milionë euro është më e ulët se sa ishte parashikuar, por kjo megjithatë ka patur një efekt të rëndësishëm në ekonomi. Nga viti në vit është pritur që dërgesat e emigrantëve, për arsye që nuk kanë të bëjnë me krizën, të nisin të bien dhe ndërkohë ato kanë vijuar të rriten. Kjo ka qenë një prej shtysave më të mëdha të ekonomisë në vite, gjë e cila ka mbyllur gropën e tmerrshme të deficitit tregtar dhe ka ndihmuar konsumin. Këtë vit, jo vetëm që nuk ka patur rritje, por në gjashtë muaj ka patur 30 milionë euro më pak. Në rast se ekonomia do të ishte prekur vetëm nga një element i tillë gjatë këtyre gjashtë muajve, atëherë mungesa e 30 milionë eurove nuk do vihej re. Një sërë treguesish të rëndësishëm për ekonominë kanë rënë gjatë këtij viti, të cilët të gjithë së bashku kanë bërë që ekonomia shqiptare të rrudhet në një rritje prej rreth 1% më shumë sesa 6% që ka qenë në vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë pjesës së parë të këtij viti këto dërgesa arrijnë në vlerën e 394 milionë eurove, duke shënuar një rënie prej 6.1% ndaj së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Pasojat e rënies së të ardhurave nga emigrantët do t’i vuajnë mijëra familje në Shqipëri, të cilat i kanë këto dërgesa burimin e vetëm të jetesës.
Por ekspertët parashikojnë të tjera pasoja nga rënia e të ardhurave nga emigrantët. Sipas tyre do të preken bizneset, investimet dhe rrjedhimisht edhe financat e shtetit.
“Ajo që do të japë efekt negativ më të shpejtë është ulja e kapaciteteve për investime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Rënia e remitancave do të çojë menjëherë në pakësimin e investimeve. Në makroekonomi gjërat janë të lidhura në mënyrë zinxhir dhe si rezultat do të fillojë të ulet punë-zënia, do të rritet varfëria. Duhet thënë se ekonomia shqiptare ka patur disa elementë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar atë këtë vit dhe që mund të jenë problem për muajt dhe vitin që po vjen. Investimet publike në ekonomi kanë qenë rreth dy herë më shumë sesa ato kanë qenë në vendet e rajonit dhe kjo ka bërë që kriza në Shqipëri këtë vit të mos jetë shumë e ashpër. Vitin që vjen, por edhe këtë vit, kur deficiti të jetë më shumë se sa mbulohet dhe kur investimet do të jenë pak më të ulëta për shkak të mbylljes së financimit me kredi të rrugës Durrës-Kukës, problemet nuk do të vonojnë të shfaqen.