E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri analizon me doktorin intervistën në “Opinion”Nga Antena brenda familjesSandri dje kishte ditën e tij. Telefonata nga të gjitha anët për kronikën që hapte lajmet e Klanit, ku Sandri priste doktorin që zbriste nga makina dhe Fevziu përpiqej të g

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri analizon me doktorin intervistën në “Opinion”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje kishte ditën e tij. Telefonata nga të gjitha anët për kronikën që hapte lajmet e Klanit, ku Sandri priste doktorin që zbriste nga makina dhe Fevziu përpiqej të gjente një vend në krah të tyre. Porosia e rreptë e Sandrit ishte që plani i kamerës të kapte vetëm atë dhe doktorin duke hyrë në korridoret e Klanit. Dhe gjithë inatin e kishte me Rezart Taçin, i cili paskësh thënë diku që Berisha nuk e dëgjon aq shumë Sandrin sa Fevziun.

- Ia tregoj unë atij legenit, - tha Sandri. - Mirë që ka futur 30 mijë tonë naftë krudo dje në Vlorë dhe do ta fusë prapë pa doganë, po mendon se mund ta kalojë pa u lagur duke mos paguar, duke më lavdëruar një herë mua, një herë Fevziun.

Urdhri për kamerën ishte i prerë, që në plan të parë në korridor duhej vetëm ai dhe doktori. Fevziu në plan të dytë. Kameramani e kreu më së miri detyrën. I trembur se mos Fevziu e censuronte pamjen ku dukej që përpiqej të dilte në krah të doktorit, po nuk kishte vend, Sandri urdhëroi që kjo të jepej në lajme menjëherë pas emisionit, që Fevziu të mos kishte mundësi ta shikonte. Dhe ashtu u bë.

Pas emisionit, e cila është pjesa që i duhet më shumë Sandrit, u ulën për të pirë nga një gotë verë.

- Doktor, dobët shumë këta gazetarët, nuk kuptojnë fare politikë. Ua bëre mirë, i le si legenë, i le!

- Pse mo Sandër, - i tha Bejtja, - ato që na the, i bëmë. Për plehrat e pyeta, për ujin në Tiranë e pyeta, dhe për deficitin buxhetor e pyeta…

- Po ik o k…, ku kupton ti ç’është deficiti buxhetor. Nejse, ishit shumë dobët. Mirë ua bëre doktor që talle trapin me këta…

- Sandër, tani të them të drejtën, emisioni nuk ishte keq, por ti e di që këta bëjnë pyetjet e tyre, unë kam përgjigjet e mia. Tani dhe aq keq nuk ishin. Me thënë të drejtën pyetjet e Pezës më pëlqyen dhe u çudita shumë. Atë listën e Bamirit s’di ku e kishte gjetur, po unë u çudita, s’e kisha dëgjuar kurrë.

- Po ç’t’i dëgjosh ata k… doktor, për të dëgjuar janë. Thjesht i ke harruar që ishin me ty dhe i ke lënë jashtë liste. Pyetje e dobët shumë ajo. Peza ishte më i dobëti.

Bënte pyetje pa kuptim. Pyet njeriu për Qukapin?! ǒështë Qukapi?! Po kujt i ha k... për Qukapin xhanëm. Pak pyetje ka për t’u bërë? Ore njerëzit duan ujë, drita, pastërti. S’kanë nevojë për këto... demokraci e brendshme, kongres, ku di unë ça thoshin këta k…, jo karrierë, jo rregulla.

- Sandër, tani dhe këta kanë të drejtë të pyesin, po në përgjithësi pyesin mirë.

- Jo, Fredi ishte dobët shumë, dhe e përdori emisionin për reklamë për Ora News. Tani sikur nuk e dimë ne si u regjistrua Kongresi, po të mos ishim unë e ti, ky s’e bënte dot, dhe megjithëse e di mirë këtë, e përdori në emision për reklamë. Fredi ishte dobët shumë doktor. Pyet njeriu, jo pse hoqe këta të Bamirit, jo pse vure këta të Shkëlzenit, jo pse nuk e mbledh Kongresin, pyetje koti. Dhe Shkullakut ia bërë mirë që ia ngatërrove emrin, i the Andon një herë.

- Ashtu? S’e kam vënë re, e ngatërroj, kam dash t’i them Armand.

- Jo mo, shumë mirë ia bëre dhe asaj Ina Ramës, ia paske bërë paq që e ke thirrur në zyrë dhe i ke thënë të q… robt me këtë akuzë që ke bërë për Mediun. Kështu e duan këta...

- Jo Sandër, unë nuk e kam kërcënuar. I kam thënë, këtë akuzë që ke bërë, nuk ta pranoj se është e gabuar dhe do kesh pasoja. Ajo e ndërroi vetë pastaj dhe koha më dha të drejtë mua. Se shiko, unë e dija mirë atë punë, ajo akuzë nuk mund të bëhej kurrë ashtu. Siç u bë, po, kështu jam dakord.

- Po jo mo doktor, mirë ia ke bërë, se e meriton ajo. U bë ajo shurra të të japë mendje ty. Mirë mo ia bëre.

- Sandër, tani, nejse, ti kështu flet, s’kam ç’bëj, po unë kam respekt për institucionet, kam raporte ligjore me ta, s’dua t’u ndërhyj në punët e tyre, por as ata s’mund të ndërhyjnë në punët e qeverisë. Jo, ministrat nuk lejoj të m’i prekin, as në familjen time s’mund të ndërhyjnë. Me të tjerët janë të lirë të merren sa të duan.

- Nejse, këta gazetarët dobët shumë doktor, ky Fredi dhe Armandi ishin dobët, pyetje pa lidhje. Bejtja si më mirë Bejtja, dhe ky Rakipllari më mirë. Pyet njeriu për hallet që ka, s’mund të bëjë pyetje për çdo gjë, se këta doktor duan t’i dinë të gjitha. Jo vëlla, shiko punët e tua. S’ke ujë në shtëpi, dakord, duhet të pyesësh kryeministrin, ke probleme me TVSH në biznesin tënd, pyet, po jo pyetje kot më kot, jo po Bamiri, jo po Shkëlzeni, jo po Rrahmani, jo po Qukapi. Gazetarë të dobët shumë doktor, mirë ua bëre. Po kështu dashamirës ishin. Se kur the ti, do fitoj dhe më 2013, u kënaqën, qeshën të gjithë. Po me këtë Metën mirë doktor?

- Mirë shumë. Burrë i vërtetë shteti. Jemi marrë vesh për dy minuta. Shiko, ka sens politikani. E kaluara, e kaluar, po mua më ka mahnitur sa shpejt u morëm vesh.

- Ose është bërë ai si ju, ose ti si ai, - i tha Sandri.

- Sandër, jo, shiko, kemi ecur të dy. Kemi pasur gabimet tona, po kemi ecur. Më tregoi një ditë për Moisiun, se e dini ju që ka një histori ai me njërën. Ma tregonte bashkë me Nanon se si i bënin presion. Aty e kuptova pse atyre u rrinte urtë, dhe mua më kundërshtonte. Po, e vërtetë. Paskësh një punë fëmije kështu si ilegal. Po, e vërtetë. U çudita shumë. Ma tha dhe Nano, dhe Meta. Ishte interesant. Unë s’kam dit t’i përdor këto gjëra. Shumë interesant.

- Epo mësoji pak këto gjëra doktor se na more në qafë. Se s’kemi as gratë këtu me vete dhe flasim pak më lirshëm. Tani pushteti i ka dhe këto. Duhet t’ia marrësh dorën. Jo fëmijë ilegal si ai, po ndonjë gjë duhet bërë.

- Sandër, dakord, mbylle këtë muhabet se bëra gabim që ua hapa.

- Nejse doktor, dakord, po e kisha fjalën që këta gazetarët ishin dobët shumë. Sidomos ky Peza me Shkullakun, pyetje pa lidhje. Më ndryshe këta të tjerët.

- Sandër, të gjithë mirë ishin. S’ka rëndësi pyetja, rëndësi ka përgjigjja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›