Blushi: Edi Rama nuk arriti të mundë Sali Berishën, por ia doli të mundë PSNga TemaFigurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste në 18 vitet e fundit janë mbledhur dje në një prej sallave të Akademisë së Arteve për të unifikuar qëndrimin e tyre ndr
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Blushi: Edi Rama nuk arriti të mundë Sali Berishën, por ia doli të mundë PSNga TemaFigurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste në 18 vitet e fundit janë mbledhur dje në një prej sallave të Akademisë së Arteve për të unifikuar qëndrimin e tyre ndryshe nga kryetari në detyrë i PS, Edi Rama. Duke filluar që nga themeluesit e hershëm të kësaj partie si Mojkom Zeqo, ish-presidenti socialist, Rexhep Meidani, ish-kryeministri socialist dhe nënkryetar Kuvendi, Ylli Bufi, ish-ministrat e kësaj partie dhe anëtarë të Kryesisë së saj, Arben Malaj, Ben Blushi, Marko Bello, Kastriot Islami, Igli Toska, Viktor Doda, deputetët Andis Harasani, ish-deputet dhe anëtar i forumeve më të larta drejtuese të PS, Musa Ulqini, Ilir Zela e Bardhyl Agasi, Luan Hajdaraga, anëtarë të Kryesisë dhe forumeve të tjera drejtuese në PS, Eva Allushi, Mimoza Hafizi, Rajmonda Stefa, Saimira Pino, Artan Lame, Ermira Danaj etj. Disa prej tyre kanë folur për reformimin e së majtës duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste, pasi, sipas tyre, ai ka çuar në humbjen e saj në zgjedhjet e 28 qershorit. Në takimin e djeshëm të kundërshtarëve të Ramës janë parë të pranishëm edhe përfaqësuesit e lëvizjes “Mjaft!”
Të pranishëm në sallën kishte edhe përfaqësues të Partisë Socialiste të emigrantëve në Greqi. Zyrtarët e lartë të PS kanë folur për gabimet dhe përgjegjësitë e Edi Ramës në krye të PS, duke përsëritur kërkesën e tyre për largim të PS nga bojkoti parlamentar. Njëri prej tyre, Ylli Bufi, renditi të gjithë argumentet e lëvizjes për platformën e propozimeve për ndryshime në statut. Ish-kandidati socialist për kryetar të PS, Arben Malaj, përsëriti qëndrimin e tij kundër bojkotit parlamentar të PS dhe theksoi se në PS po cenohen rëndë parimet jetike për një parti, siç është demokracia e brendshme e partisë.
Ndërsa Ben Blushi tha dje në fjalën e tij se, Edi Rama në krye të PS nuk arriti të mundë Sali Berishën, por arriti të mundë Partinë Socialiste duke e lënë atë në opozitë. Duke u shprehur kundër bojkotit parlamentar të PS, Blushi tha se Shqipëria rrezikon të mbetet pa opozitë. Blushi u shpreh se PS duhet të reformohet për t’i dhënë Shqipërisë opozitën që meriton dhe për të garantuar ardhjen në pushtet. Blushi sulmoi qeverinë Berisha duke renditur të gjitha negativitetet e saj, por theksoi se kjo qeveri, e cila ka prodhuar Gërdecin, nuk ka përballë opozitën e duhur, atë që t’iu bëjë të qartë shqiptarëve se cila është qeveria Berisha dhe cila është alternativa që duhet të besojnë shqiptarët. Ai tha se këtë s’mund ta bëjë Edi Rama, pasi ai e la Partinë Socialiste në opozitë. Ndërsa anëtarë i Kryesisë së PS, njëherësh deputet i saj, tha në fjalën e tij se Lëvizja për Mendimin Ndryshe do të punojë fort për të ringritur PS në përballje institucionale, pasi, sa më larg t’i qëndrojë PS institucioneve, siç është parlamenti, aq më e dobët do të jetë për t’u përballur me sfidat e ardhshme. Takimi i djeshëm ishte i pari i këtij lloji për kundërshtarët e Ramës në PS. Ata thanë dje se do të nisë së shpejti një tur takimesh në bazën e partisë për t’i bërë të ditur elektoratit shqiptar se PS ka nevojë për ndryshim dhe për ristrukturimin e saj.