Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me 40%, rrisin varfërinëNga Fitim ZekthiDërgesat e emigrantëve në vend nga muaji në muaj janë ulur dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije se ato në tre muajt e parë të këtij viti kanë rënë me rreth 40% kra
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dërgesat e emigrantëve kanë rënë me 40%, rrisin varfërinëNga Fitim ZekthiDërgesat e emigrantëve në vend nga muaji në muaj janë ulur dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije se ato në tre muajt e parë të këtij viti kanë rënë me rreth 40% krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar. Në fund të vitit që kaloi dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie prej rreth 17%, por kjo ka ardhur duke u bërë më e madhe e shkak bazë është kriza ekonomike, të cilën po kalojnë vendet, në të cilat gjenden pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. Sipas Institutit të Statistikave, rreth 70% e sasisë së dërgesave që emigrantë sjellin në Shqipëri gjatë një viti përdoret për konsum. Gjithashtu, Instituti i Statistikave në një studim të tijin para pak kohësh saktësonte se ndikimi i dërgesave të emigrantëve në shkallën e varfërisë në vend është shumë i madh. Studimi thotë se një ulje e dërgesave të emigrantëve me 50% do të rriste me rreth 30-35% shkallën e varfërisë duke patur parasysh strukturën aktuale të ekonomisë s vendit. Kjo do të thotë se ulja e dërgesave të emigrantëve është vërtet një problem sot në Shqipëri dhe se ajo realisht ka ndikuar në shkallën e varfërisë. Qeveria shqiptare e ka të pamundur të ndikojë në sasinë e dërgesave të emigrantëve dhe fakti që ato kanë rënë në një nivel të tillë nuk ka të bëjë aspak me punën e qeverisë shqiptare. Qeveria është përpjekur që efektet e krizës ekonomike botërore të mos i pranojë si shumë të prekshme në jetën e vendit. Qeveria ka thënë se efektet nuk janë shumë të mëdha dhe megjithatë ajo ka rritur pagat dhe pensionet, si edhe ka rritur shumë shpenzimet publike. Nuk është e qartë, nëse këto masa mund të ndikojnë në familjet që janë prekur më shumë nga kriza (asnjë studim nuk ka për këtë gjë). Ato sigurisht që janë masa që ndikojnë në zbutjen e efekteve të krizës në ekonomi, domethënë ato masa përpiqen të rrisin konsumin, kërkesën etj., dhe të ruajnë vendet e punës. Banka Botërore kohë më parë ka thënë se rritja e pagave dhe e pensioneve nuk është një zgjidhje që ndikon te familjet që janë vërtet të varfra, pasi familjet realisht të varfra janë ato që kanë njerëz të papunë dhe familjet e reja. E qartë është se dërgesat e emigrantëve kanë rënë në nivele shumë të mëdha dhe se kjo gjë ka çuar në rritjen e varfërisë.