Rama kunder Rames
Me shume se fushata elektorale, jane zhvillimet e ketyre dy muajve qe pasuan zgjedhjet e 28 qershorit te cilat kane sherbyer per te konfirmuar konfuzionin qe reflektohet ne idete dhe aksionet konkrete te Edi Rames te amalgamuara ne te ashtuquajturen "politike e re". Qendrimet dhe hapat reaguese te ndermarra prej tij qofte ndaj zhvillimeve paszgjedhore ne skenen politike ne teresi por ne menyre te vecante brenda PS-se, dominohen nga ekuivoket, paradoksalizmi dhe sidomos nga nje mungese e theksuar realizmi. Duke gjykuar aktivitetin e tij gjate periudhes ne fjale, shpejt te krijohet pershtypja se ai eshte jashte realitetit te gjerave. Sigurisht, kjo si pasoje e synimit te kreut ne detyre te PS-se per te rimekembur pozitat e tij pas goditjes se marre me 28 qershor. Keshtu, pavaresisht menyrave te te interpretuarit, kembengulja e tij per te rikandiduar, pra per te ruajtur karrigen e kreut te PS-se, nuk ka si perputhet me termin "nderprerje mandati".
Perderisa, Edi Rama gezon te drejten per te vazhduar qendrimin ne krye te partise edhe pas humbjes se zgjedhjeve (pavaresisht si e qysh), atehere nuk ka as me te voglin kuptim te behet fjale per nderprerje mandati. Anasjelltas, nese do te pranohej nderprerja e mandatit logjikisht Rama nuk kishte perse te kandidonte, aq me teper kur behet fjale vetem per nje mandat te pjesshem, dyvjecar. Nga ana tjeter, procesi zgjedhor qe ka filluar ne PS, per postin e kryetarit zhvlereson vijen e ndjekur nga Rama per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Konkretisht, perderisa po flitet per zgjedhje apo rizgjedhje kryetari, do te thote se zgjedhjet jane humbur, perndryshe Edi Rama nuk duhej te kishte pranuar jo me nje proces zgjedhor ne parti qe do te nxirrte pasuesin e tij po as te diskutohej nderprerja e mandatit te kreut socialist.
Tjetra, ka te beje me qendrimin ndaj parlamentit te dale nga zgjedhjet ne fjale. Pavaresisht lustres qe Rama mundohet t'i jape bojkotit te tij, ky bojkot nuk ka asnje ndryshim nga bojkotet e hershme te kundershtarit te tij Berisha. Madje, Berisha kishte shume me teper motive, fakte e rrethana per te justifikuar mbajtjen e partise se tij jashte parlamentit. Mjafton vetem fakti qe ne zgjedhjet e 2001 opozites se drejtuar nga Berisha i u rrembyen gati 40 mandate vetem me vendime te Gjykates Kushtetuese, per te justifikuar qendrimin e opozites se atehershme ndaj parlamentit dhe strukturave te prodhuara nga ato zgjedhje. Nderkohe, pavaresisht te metave, zgjedhjet e fundit po vleresohen nga faktori nderkombetar si me te rregulltat e zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi. Nga ana tjeter, edhe e ashtuquajtura "njohje e kushtezuar" e parlamentit permbledh ne vetvete nje seri kundershtish. Kryesorja, per sa kohe forumet e PS-se kane caktuar qendrimin ndaj organit kryesor ligjvenes si meter per njohje apo mosnjohje te zgjedhjeve, nuk ka pse te bejne zhurme per kushte. Duke gjykuar ne baze te "metrit" te PS-se, me sakte te Rames, hyrja ne parlament eshte baraz me njohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Kur ben fjale per kushte, PS mund te negocioje lidhur me to vetem duke marre pjese aktivisht ne parlament, ndersa duke qendruar jashte tij vetem ndonje mendje naive mund te besoje se shumica do te marre mundimin per te hetuar zgjedhjet, per me teper kur kane kaluar me se tre muaj nga zhvillimi i tyre, ne nje kohe qe te gjithe institucionet perkatese e kane dhene verdiktin e tyre. Vec ketyre, "kushtet" e paketes "Rama" jane te tilla qe mund te konsiderohen te plotesuara vetem nese Rama do te shpallet fitues. Konkretisht, nder kushtet kryesore me te perfolura jane hetimi prej ketij parlamenti i shkeljeve te pretenduara nga Rama lidhur me zgjedhjet dhe vrasja e deputetit socialist Xhindi. Por, ne nje perpjekje per te angazhuar strukturat parlamentare ne zbardhjen e ceshtjeve te tilla ka disa gjera qe nuk shkojne. E para nje angazhim i komisioneve parlamentare per t'u marre me zgjedhjet apo vrasjen e deputetit socialist do te thote anashkalim per te mos thene shumezim me zero i institucioneve shteterore perkatese gje qe bie ndesh me synimin per t'u dhene institucioneve ne fjale kompetencat dhe autoritetin e nevojshem ne kuader te ndertimit dhe konsolidimit te shtetit pothuajse te munguar ligjor gjate tranzicionit te sterzgjatur shqiptar. Pastaj, veshtire se puna e nje komisioni parlamentar mund te sjelle ne rezultate me te plota e frytdhenese se ajo e organeve te specializuara. Me shume, e kam fjalen per zbardhjen e rrethanave te vrasjes se deputetit, Xhindi. Madje, gjasat jane qe nje hetim paralel nga parlamenti mund te hedhe ne ere punen e deritanishme te policise a prokurorise. Dhe, gjithnje duke qendruar tek vrasja "Xhindi", aksionet e Rames ne bursen politike do te pesojne renie drastike nese zbulohet qe kjo vrasje te mos kete fare lidhje me politiken.
Por, kreu socialist, i ndergjegjshem se mbajtja e partise jashte parlamentit, per shume arsye nuk mund te vazhdoje per nje kohe te gjate, "njohjen e kushtezuar" e ka projektuar vetem si nje artific per te justifikuar hyrjen e PS-se ne parlament ne nje te ardhme jo fort te larget, edhe pse paketa "Rama" e kushteve ka shume gjasa te mos plotesohet nga shumica. Sa per hetimin e zgjedhjeve nuk ma do mendja qe nga komisionet e krijuara ne parlament zor se mund te dale ndonje gje te re ne favor te pretendimeve te Rames. Gjate tre muajve "faktet" e "provat" e deklamuara nga Rama, nuk e kane kapercyer cakun e akuzave hipotetike te tij, te cilat, me kalimin e kohes, jane zhvleresuar duke bere te duken gjithnje e me shume si nje perpjekje e mundimshme per te mos leshuar kolltukun e kryetarit te PS-se. Nga ana tjeter, nese kreut te PS-se i teket tani te kerkoje krijim komisionesh parlamentare, me pare duhet te respektoje punen e komisioneve te tilla te ngritura per te hetuar akuzat ne lidhje me shkeljet e tij si kryebashkiak i Tiranes apo dikur si minister i Kultures. Ne perfundim, me qendrime te tilla foshnjarake, me e shumta Edi Rama mund te forcoje poziten e tij ne krye te PS, por sigurisht ne nje PS shume te dobesuar apo me radhe te rralluara qe paralajmeron nje fitore te koalicionit Berisha-Meta edhe ne betejen ne zgjedhjet e ardhshme duke filluar nga ato lokalet.