E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, gjithe jeten me pasoja pas demtimit ne shpine

Mesfushori i Realit te Madridit, Kaka mund te mbetet me pasoja te renda per tere jeten, pas demtimit te fundit. Kaka mbeti rreth nje muaj jashte fushave, pas demtimit qe pesoi ne muajin dhjetor. Braziliani luajti ndeshjen "Clasico" me 29 nentor ne "Camp Nou", por pesoi nje demtim te rende ne shpine dhe pavaresisht operacionit qe perfundoi me sukses, ai do te kete pasoja te lehta, qe do t'i perballoje gjate gjithe jetes. Keshtu mjeket e kane rekomanduar se gjate gjithe karrieres, Kaka duhet te beje disa ushtrime te vecanta, me qellim qe mos kete me tej probleme. Regjimi i kerkuar do te thote se Kaka, duhet te stervitet edhe 30 minuta me shume, pervec stervitjes me grupin, si dhe pas lenies se futbollit do t'i kerkohet qe te ushtroje serish ushtrime te ndryshme, per te shmangur dhimbjet ne shpine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›