Flamurtari shuan "endrren" e Beses, per titull
Aranit Muraci
Flamurtari nderpret serine pozitive te Beses dhe ngjitet dy vende me lart ne klasifikim, duke i shpetuar fundit te klasifikimit. Vlonjatet triumfuan paster 3-0 ndaj Beses, ne fushen e tyre. Migen Memelli i siguron fitoren Flamurtarit, ne ndeshjen e pare qe luan ne Vlore, duke fituar nje 11-metersh dhe shenuar golin e dyte. Dje ne Vlore eshte luajtur serish ndeshja e perfolur mes Flamurtarit dhe Beses, e cila u pershkua nga probleme te shumta nje jave me pare, kur perfundoi 1-0 per vlonjatet. Reklamimi i bere nga klubi kavajas, nisur nga fakti se gjyqtari nderroi mendje 3 here brenda 10 minutave per nje penallti, e detyroi Komisionin e Disiplines ne FSHF qe ta konsideronte gabim teknik kete gje dhe ndeshja eshte luajtur serish. Keshtu, ne stadiumin "Flamurtari" pa tifoze, te dyja skuadrat jane vene perballe njera-tjetres dhe fitorja i duhej, si Beses per te vazhduar rrugen drejt titullit, edhe Flamurtarit qe kerkonte 3 piket, per t'iu larguar vendit te fundit ne renditje. Pritej nje ndeshje e forte dhe me rivalitet, por vendasit edhe pse pa pranine e tifozeve, ia kane dale mbane qe te merrnin maksimumin ne fushe. Flamurtari ka rezultuar i papermbajtshem, duke ngulmuar qe ne minuten e pare per te zhbllokuar rezultatin. Goli i pare i ndeshjes erdhi ne mesin e pjeses se pare. Migen Memelli pengohet ne zone dhe gjyqtari jep nje 11-metersh. Perballe Shehit realizon Sakaj. Pjesa e pare mbyllet ne favor te Flamurtarit qe kthehet ne fushe, ne pjesen e dyte me kerkues dhe blerja e fundit, Memelli realizon golin e dyte, pas nje goditje te sakte me koke, brenda zones. Goli i dyte i jep siguri te besuarave te Gugash Maganit. Trajneri Duro, kerkoi me shume agresivitete nga Besa, per te arritur ndoshta edhe nje barazim ne fund, por Lana me nje goditje te ngjashme si te Memellit ne golin e dyte, i shkakton humbjen e thelle Beses dhe i nderpret ecurine pozitive ne javet e fundit. Flamurtari i rikthehet keshtu fitores se munguar dhe ngjitet ne kuoten e 18 pikeve, duke lene pas Gramozin dhe Skenderbeun. Nderkaq, Vllaznia ndodhet nje pike para vlonjateve ne zonen "play- out".