E Diel, 1 Nëntor 2026

Dërgon Projektligji për Buxhet në Gjykatën Kushtetuese

Deputetët , kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për buxhet nga e cila kanë kërkuar interpretim të tij, pasi konsiderojnë se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetueses i janë drejtuar deputetët, të Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri, Albana Gashi, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Deputetet i E15 Muhamet Mustafa e Emin Gërbeshi deputet i pavarur, dorëzuan kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit NR. 04/L-165 Për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013. 

Deputeti Visar Ymeti ka thëne se Projektligj është kundër kushtetues, pasi sipas tij, Kushtetuta parasheh një sistem unik financiar dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës për të përfituar nga paraja publike.
“E kemi thënë atëherë kur e kemi kontestuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, që do t’i dërgojmë edhe të gjitha ligjet që rrjedhin nga kjo marrëveshje, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë në mënyrë indirekte. Dhe ky ligj, pra Ligji për Buxhetin, më saktësisht Neni që e themelon Fondin e mirëbesimit për zhvillimin e veriut, rrjedh drejtpërdrejt nga marrëveshja, më saktësisht nga plani i zbatimit. Ju e dini që pas marrëveshjes është dakorduar edhe plani i zbatimit, që është i përbërë gjithsej nga gjashtë pika kryesore dhe në pikën e gjashtë palët zotohen që do t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri atëherë në negociatat apo në dialogun që quhej atëherë teknik, si dhe ato që janë arritur në takimet mes Thaçit dhe Daçiqit. ”, tha Ymeri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›