E Diel, 1 Nëntor 2026

Në një aksident trafiku, tre të vdekur dhjetë të lënduar

Tre qytetarë kanë vdekur, dhe dhjetë tjerë kanë marrë lëndime serioze, si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur në Pejë.

Në Magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht përball terminalit doganor janë përfshirë tri vetura në aksidente, një Mercedes me regjistrim të jashtëm, drejtuar nga D. Q. (1982), femer, e dyshuar,dhe vetura tjetër Audi 89 me targa vendore e drejtuar nga R. Ç. (1987), si dhe vetura e tretë BMW me regjistrim të jashtëm e drejtuar nga V. L.

Sipas hetimeve në vendngjarje,mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa e dyshuara D.Q.ishte duke qarkulluar me automjetin e sajë Mercedes në rrugën magjistrale Prishtine-Pejë, mirëpo kur arrin përballë terminalit doganor pikërisht te rruga transit,dëshiron që të kthehet në të majtë për të hyrë në rrugën transit, por ketë veprim e bënë në mënyrë të pa sigurt duke mos e siguruar një veprim të tillë. Kështu qe gjate kthimit ja ndërpret rrugën drejtuesit te automjetit (Audi) - viktimës, i cili ne pa mundësi te ndaljes apo shmangies me pjesën e pare te automjetit e kishte goditur automjetin e te dyshuarës ne mesë të anës së djathtë dhe nga goditja automjeti i te dyshuarës kishte shkuar ne te majte të rrugës dhe duke përfunduar e tëra jashtë rruge. Gjithashtu automjeti Audi godet edhe një veturën BMË e cila ishte pjesmarrëse e tretë në trafik gjatë asaj kohe, duke lenduar vozitësin e ketij mjeti.

“Si pasoj e kësaj te gjitha viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman te duhur mjekësor. Mirëpo pa shenja jete pas konfirmimit të mjekut në Spitalin Rajonal Pejë kanë arrit, shtetasi k/shqiptar Ramë Ç. 1987 (vozitës i mjetit audi), dhe dy persona tjerë pasangjer në ketë veturë,shtetasit Abedin J. dhe Isuf B. të nacionalitetit ashkali”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Gjatë këtij aksidenti në mes tri veturave janë lenduar edhe 10 (dhjetë) përsona tjerë të moshave të ndryshme të cilët kanë qenë në automjetet Mercedes dhe BMW,dhe nga ta tre janë dërguar për në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor nga se lëndimet trupore ishin serioze sipas konstatimit mjekëve.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›